Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Ditë dimri
Ky qiell sot është i zymtë
dhe bien shtrëngata shiu,
frynë era e ftohtë me
fërshëllim,që vjen nga veriu.
Herë përplaset mbi xhamat e
dritareve,
herë mbi çatitë dhe taracat e
shtëpive.
Nëpër pemë mbi gjethe
fërshfërinë,
frutat për tokë i përplas pa
mëshirë.
Sa e errët dhe e trishtuar
duket kjo ditë sot,
dhe një nënë e moshuar tek
një dritare po qan me lot.
Vallë çfarë ka kjo nënë e
dashur, që shumë po loton?
dhe me këtë kohë të zymtë
fytyra e saj po ngjason.
Kjo stuhi me reshje shiu,shpirtin
po i trazon,
mungesa e fëmijve të saj
shumë po e
trishton.
Eja nënë e dashur le t'i
fshimë ato
lot,
se lotët e tu det do të bëhen
në këtë tokë.
Largoje të lutem për pak
çaste trishtimin,
dhe kërko qetësi,që të të
kaploj shpirtin.
Le të lutemi sëbshku o nënë e
shtrenjtë,
që të vij dita ku fëmijët
tuaj të kthehen nga i mallkuari kurbet.
Fier/21/1/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.