جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

E BUKURA E DHEUT.

Ti thurësh lavde bukurisë,

Të gjitha vargjet dhe poezitë,

Para saj janë një oqean i ngrirë,

I këndoj me shpirt mirësisë,

Mirësia,jeta të do të pranon,

Një shteg t'a lë hapur,s'të harron,

Të lë t'a shohësh veten në pasqyrë,

Jetën e saj e bukura e dheut të dhuron!

Se di sa shumë vargje,janë thurur,

Janë thurur e kënduar për të,

Për më të bukurën e dheut,

Njëherë që e pashë në një ëndërr,

E veshur nga koka gjer në këmbë,

Me bardhësinë e Jezercës,syri i kaltër,

Lum ti e bukura e dheut,e veshur nuse,

Veshur me kaltërsinë e mesdheut!

Butësinë e Detit Jon të uruar,

Më e bukura e bukurae dheut Shqipëri,

E ka mbledhur në shpirtin e saj,

Me valët e Adriatikut emrin,

Në gjoks e ka të shkruar,ndrin,

Ajo ndrin nga jugu në gjithë Dardaninë,

Çdo pëllëmbë të saj zoti e ka bekuar!,

Zoti t'a dha të gjithë bukurinë!

Kur shkruaj për ty e bukura e dheut,

Lumenjtë mblidhen e bëhen një,

Isua e këngës toske dhe ajo labe,

Vallja e shqipeve gjithë vendin zë,

Malet bashkë shtrëngojnë gjokset,

Ti hap krahët pushton qiellin,

E bukura ime,e bukura e dheut,

Kur të sheh ty verbohet dhe  dielli!

Të këndoj me fyell, cylë dyjare,

Një serenatë të bukur me kitarë,

Një këngë bjeshkësh me çifteli,

Zërin t'a marrë Vjosa,Drini i bardhë,

Ëmbël të shtrohet mbi valët e Drinit të zi,

Si një dallandyshe me zë bilbili,atje,

Ku ti e bukura e dheut ke hedhur rrënjë,

Zëri im të ketë vetëm zërin tënd!

Të hedh valle  me gajde,fustanellat,

Hapin krahët palë palë, tirqet e qëndisur,

Bëhen njësh me xhubletat,xhufkat,

Mbi to ndrijnë si yje të rrallë,eh daullja,

Daullja të fton vet në vallen dardane,

Shqiponja ndihet krenare, jetë në kaltërsi,

Vet e bukura e dheut e heq këtë valle!

E bukura e dheut në këngë dhe në valle,

E mbytur në derte dhe në halle,

Copë e çikë me një fustanellë të çjerrë,

Malet dhe lumenjtë dot bashkë si mbledh,

Një copë nga zemra në çdo vend të botës,

E di, të therë në shpirt e zemra të çahet,

Ti do pranverë dhe jo një lëndinë lotësh!

29/01/2023

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *