Zylfo Goxhari
NA RUAJ O ZOT!
Tek ne s'ka hajdut,
mashtrues,s'ka të varfër,s'ka kriminel,s'ka prostitucion,par ligjit të gjithë
jemi njësoj, të gjithë jemi njësoj kur ngrohemi dhe ëndërrojmë nën të njëjtin
diell.
Dikur dikush vodhi një lopë,u
kap me presh në duar.
E pyeti gjykatësi:- I
pandehur ç'ke për të thënë?
-Zoti gjykatës unë e pranoj mora litarin se më duhej.
Ku t'a dija unë se lopa te
litari e kishte futur kokën të tërë,tregohuni pak zemër butë, s'është faji
im,fajin e ka lopa ajo duhet dënuar,dhe ajo s'ka shumë faj ndoshta mendoj se po
e çoja në ndonjë lëndinë të uruar.
E dënuan bëri ca vite
burg,erdhi demokracia,na doli i persekutuar!
E shihja përditë në radhë,nga
kureshtja e pyeta se çfarë priste në ato radhë të gjata?!
-Shiko - më tha,më kanë thënë se këtu merret karta e demokratit të parë
,unë po i ndjek hap pas hapi,para kam e mora këstin e parë,se prisha ca rëndësi
ka teserja,me të hidh një sot merr dhjetë më pas.
-Prit i thashë po ti s'je as student i nëntë dhjetës,i mbaj mënd ishin
shumë,tani s'u ka ngelur asnjë farë?!
-Çfarë student bythe po më thua,unë jam demokrati i parë,unë ,t'i se di
sa janë si unë me demokracinë jemi si mishi me thuan.Sa mbrapa je, të rroftë
shkolla,gomerët po bëhen pashallarë,t'i akoma prit gomar të çeli ferra apo të
mbijë një dorë bar!
Rri e prit me sytë nga qielli
kur të ikin retë prit të dal drita e diellit! E sheh këtë kapardinën e
bardhë,sot e lyrosur,me të çaj shtatë oqeane dhe dete dhe shpirti im s'ka të
sosur! Lëre litarin dhe lopën,lopën po t'a dhanë mile,ose do mbetesh tërë jetën
si një dhi e zgjebosur!
Çudi, litari ka humbur pa nam
e nishan,litari është kthyer në çantë,askush se di,se çfarë çanta brënda mbanë?!
Dënoni çantën pse u
mbush,ç'faj ka hajduti,mi dhanë, firmos,nesër mos më thuaj s'ti dhashë?
-Tu mbush mëndja më tha demokrati i parë,hajde më ftoj në Rogner të
hedhim zaret, të luajmë poker,kemi dhe astrologet e famshme,ato e dinë
zgjedhjet lokale kush do i marrë! Fiton kush fiton ti rri ngrohu në diell,mos
harro unë jam demokrati i parë!
Si fola fare, kishte shumë të
drejtë shtet dhe pushtet në tridhjetë vjet drejtohet nga njerëz pa kapistall!
Na ruaj o zot!