جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

E DUA ARDHMËRINË!

S'jemi askush, por,jemi dikush,

S'jemi ,jemi askushi  i Odiseut,

Jemi më të mirët, maratonomak,

Ne jemi mbretrit e të gjithë Mesdheut,

Jemi bijë i të madhit ,bijë të Prometeut!

Fjala e lirë të jetë majë hollë, shtizë,

Të godasë në mes të lules së ballit,

Se duam fjalën njomzake të ledhatuar,

Ajo të vdes,s'të mban dot zgjuar,

Finishin për një ëndërr behari ,

Një maratonomak dua të jet i pari!

Duam i puthim të gjitha lëndinat me lule,

Kësaj toke tërë jetën në gjunjë i ulemi,

I falemi shqiponjës krenare me dy krena,

Mbretëreshës së gjithë hapsirës,

Jo për emër,i falemi se na e do zemra!

I falemi dhe një grimce të  vogël dheu,

Të tokës bujare ku lindëm dhe u rritëm,

I bjemë në gjunjë  kësaj toke ëngjëllore,

Një komb shekullor, vetëm për dije i uritur,

Jemi bijë krenar të një kombi të ndritur!

Mos na e qani hallin, është halli juaj,

Pse jemi shqiptar na thoni s'ju duam,

Të ligat si shesim, i mbajmë për vete,

Jemi bijë të një kombi mijëra vjeçare,

Më thoni cili komb s'ka halle e derte?

Ne jemi  dikush,jetën e jetojmë,

Në botën më mizore kombi ynë rron,

Kaluan mijëra breza,na bënë thela thela,

Një copë qiriri po të mbetet,rri ndezur,

Me rrënjë në tokë,s'pyet nga fryn era!

Pesë kontinente,një yll me pesë cepa,

Dhe ne në pesë shtete,një yll i rrallë,

Rënë nga hapësira, thotë legjenda,

Sa shumë kuçedra na kanë sulmuar,

Vënd shqiponjash,jetojmë e jemi gjallë,

Një komb yll, ardhmërinë e kemi pranë!

14/01/2023

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *