Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Një ditë dimri.
Me të mbaruar nata dhe
zhduket ngadalë,
perëndon dhe dita fillon të
zbardhë.
Lind Dielli dhe lëshon rrezet
e tij,
edhe pse jemi në stinën e
dimrit.
Është shumë i ftohtë mëngjesi
në këtë ditë sot.
sa edhe Dielli duket sikur ka
lindur fare
kot.
Fërshfërima e gjetheve të
pemëve kudo po e ndjej,
tingujt melodik të tyre,sot
shumë po më pëlqejnë.
Po eci nëpër rrugë, aty ku po
më çojnë këmbët,
po afrohem tek ty shtëpizë e
vjetër, aty ku lindën ëndrrat.
Sa shumë e shumë vite larg je
ti fëmijëri dhe rinia ime,
me mall e nostalgji do të ju
kujtoj në albumin e kujtimeve.
Do kujtoj me shumë mall
lojrat dhe ëndrrat e mia,
dalngadalë do më vij edhe mua
pleqëria.
Ne të dy do ulemi të pijmë
nga një çaj të ngrohtë,
do flasim për ëndrrat tona,
që nuk i realizuam dot.
Uroj që fëmijët tanë të kenë
një jetë më të mirë,
të iu plotësohet çdo ëndërr
edhe çdo dëshirë.
Fier/13/1/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.