Zylfo Goxhari
JETË E KRYËZUAR.
Kur jetën t'a kryqëzon
sëmundja,
Çdo sekonde i them të qofsha
fal,
Luftoj për të deri në frymën
e fundit,
Çdo ditë që agon më duket
ditë maji,
Ngrohet shpirti më këndon
zemra,
Sapo kam lindur, është dita e
parë!
Kur jetën t'a kryqëzojnë,je
në burg,
Dhe ëndrrat i sheh me kryqin
e thyer,
S'të bënë zemra të lutesh,as
të falesh,
Unë puth një rreze dielli,ajo
e vetme,
Dhe asaj ja nxijnë jetën,ja
bëjnë sterrë,
Krekosen retë ,u pëlqen një
jetë e mjerë!
Brenda hekurave të
kryqëzuar,sa keq,
Majtas,djathtas,në
qëndër,hekur janë,
Gjithë skorje,veshur me shumë
ndryshk,
Bjenë si gjethet e luleve kur
zënë e thahen,
Sa i mirë,sa i poshtër është
një fije hekur,
Ngre kështjellë, të lë pa nam
dhe nishan!
Kryqëzim,jo jo kryqëzim për
të pjellë,
Kryqëzatorët e kohëve më
moderrne,
T'a përvielin jetën,të
lënë,ngrohu në diell,
Lëndinë lotësh e kthyen këtë
tokë,
Ali Pashai i bëri dy behar
dhe një dimër,
Jetë e kryqëzuar,doni
behar,ua biem,
Mbushur
vetëm me ferrë!
16/01/2023
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA.