جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

POLITIKA(Ë)

"P"

 Pozitë,në pushtet,

Premtimet lumë,

E mbytin dhe Vjosën,

Populli pi hirrë,

Ata hanë kulloshtrën,

Një thes sheqeri,

Një thes me krunde,

Për katër vjet,

Zorra e barkut më i trashi dell,

Një gotë ujë të del për hunde,

Je në pushtet mbushi xhepat,

Ndryshon nesër,ndrysho fron,

I qetë rri prapë në ballkon!

"O"

Opozitë,politikë rrufe,

Një politikë rruge,vrituni ju,

Që të jetojmë ne,

Të thonë :-Shko vil në vresht,

Kur vreshtin me kohë e kanë vjel,

Përralla, bëma në shesh tregojnë,

Dhe gjoja,ata të rinjtë,hapin gojë,

Sot lindëm,s'na lidh e kaluara,

Bëni si baba,t'ju çojnë përpara,

Mbillni presh,të përmbysim botën,

Sa bukur,një ëndërr e mjer,

Deri sa shpirt të jap baba,ngopuni,

Me ëndrra dhe mollët e tharta,

Po u dogji dielli,rrini nën hije,

Në njëmijë vjet një çudi bie,

Një bie mijëra do të grihen!

"L"

 Liri demokraci,mori hov,hov rinie,

U ngrit, i gjithë një brez i ri,

Thurën ëndrra,dhanë dhe jetën,

Nën buzë qeshnin, ujqërit e vjetër,

Dhe jeta çështje biznesi,dekoratë,

Mallkuar qoftë kush i bekoj,

Dhe atë gjoja të mirin, zoti,

Zoti që unë besoj ja thaftë shpirtin,

Që ky vend të gjelbëroj,

Ngordh kollaj një lëkur vidhi,

Pri një shelg,mbillet në ujë,

Ai lulëzon më shumë,

O rini mos u gënjeni,për ata që jetën dhanë,

Lëreni shelgu dhe shtogun,

Demokracia vjen me ligj dhe punë,

Jo kush tregon përralla më shumë!

"I"

 Të jetoj i lirë dua, të qesh,

Të këndoj si dua,kur dua unë,

S'dua mbrëmje,mëngjese me peshqeshe,

Të këndoj kur kënga s'të hynë në punë,

E dua jetën në të keq dhe të mirë,

Se dua jetën "prostitutë" jetë e pështirë,

E dua foshnjën kur lind,

I uroj dhe njëmijë jetë,

Një jetë ja kërkoj dhe ja dua,

T'ua jap njerëzve shpirt flori,

T'ua fal njerzëve të thjeshtë!

"T"

Tinzarët u bënë bashkë,

Njëherë njëri, njëherë tjetri,

Vetëm në Shqipërinë tonë,

Nga Çamëria, gjer në Kosovë,

Një pëllëmbë tokë a deti,

Që me gjak është larë,

Të gjithë këtyre qelbanikëve,

U duket pronë e tyre,tokë e huaj,

Vetëm për një karrike "mbreti"

Mbret shqipëtarët s'kanë bekuar,

Luftojnë ka ardhur koha e " artë",

Kush do jetë mbreti i parë?!?!?!

"I"

Ka prapë ka dhe " por"

Politikanë me mëndje të hollë,

Mbajnë gardhin me fije peri,

Po ndërtojnë,

Shqipërinë Demokratike,

Ngrihet shtëpia ku bie ledhi,

Me sekretarë dhe piktura,

Shkruani dy a tre parrulla,

Me djemtë e nëntëdhjetës,

O djemë,jua mbaj mënd emrin,

Drejtë Evropës kur do vemi,

Mbi supe morët një barrë,

Se di shpatullat sa ju mbajnë,

E di çfarë shpatulla keni!

"K"

U enjtëshi mu në grykë,

Kollovovarët janë bijë nënash,

Njohin nënë,njohin dhe babë,

Po nuk janë harem për vit,

Krijuan jetë se u tha zemra,

Por si thanë atdheut ik,

Vallë si u bëri zemra,

Harem e kthyet Shqipërinë,

Me rrospi e me putana,

Po, do t'i paguani një ditë,

Po ka sy dhe veshë zoti,

Le t'ju bëjë jeremit!

"A","Ë"

Më të mirat zanoret e gjuhës mëmë,

Kur them "A"jam shpirt floriri,

Kur rënkoi më dhemb dhe gjiri,

Me A fillon më i bukuri Atdheu,

Me Ë ,atje hodhi rrënjët Prometeu,

Ëngjëlli zbriti nga qielli,

Liria mori jetë,ndriti si dielli,

Am ,mëmë,apo ËMË,ajo të mban gjallë,

ËMË,më e bukura fjalë,

Amë,ëmë,Atdheu janë një fjalë,

Më e mira fjalë që zoti na ka fal!

14/01/2023/

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *