اقرأ ايضاً

ويرقص صهيون فرحًا

فنون - أغسطس 18 2023

شكرًا جزيلاً

فنون - أغسطس 04 2023

هل بدات فرنسا تخسر مجالها الحيوي و حقوقها التاريخية في افريقيا

فنون - أغسطس 04 2023
جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

مع البحر .🏖️

فنونأغسطس 18, 2023

مقهى الرصيف....🦜🤗.

فنونأغسطس 18, 2023

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك ما ه

 

Zylfo Goxhari

TË DUA, DHE,...DO TË PRES!

Zylfo%20Goxhari

Sa herë cigaren e thith,fjolla- fjolla,

Tymi më mbetet në grykë,fillon kolla,

                 E thatë,jo e mjerë!

Një jetë plotë me nikotinë,e shpëlarë,

Jetë e thyer brinjë më brinjë,pa behar,

                 Ligësitë lumi t'i marrë!

Kërkoj vashat,sy shkruara nëpër ara,

I kërkoj si gjej brazdat, të di ku bie fara,

                Fara jonë,fara e legjendës!

Kërkoj djemtë soj zgalemi,s'di ku janë,

Mos mbi valët e detit kanë bë shtrat,

                Një zgalem, djalë Anteu!

Shoh pulëbardha,mbuluar një oqean,

Eja djalë,të duam,duam të të kemi pranë,

               Ju dua,më doni,jo për famë!

Shoh shqiponja,si rrahin krahët mbi re,

Shoh kuleç gjarprinjësh,rrinë më nge,

              Jeni më mirë nën tokë,s'ka re!

Dua i kërkoj të gjitha, thëllëza fushe,mali,

Pasuri me shumë vlerë,dua t'ja lë djalit,

             Florinjtë e botës,një thëllëza mali!

I kërkoj tufa tufa në honet rrëzë më rrëzë,

Foletë,e të mirave,bukurosheve thëllëza,

             E dua vetëm ballë ergjëndë!

I kërkuan dhe për mua,ishte,s'ishte koha,

Jetën tonë me halle,brenga e mbyti lloha,

             I bukur moti,erdhi koha!

Një jetë që i kërkojë,dua të kthehen prapë,

Më ikën se di ku,si gjej dot,s'bëjë dot vrap,

             Dua bashkë të hedhim një hap!

Po kërkoj një shtrat pëllumbi,lartë në maja,

Fluturoj si dikur,fluturoj me pendë të artë,

             S'kërkoj shumë,një shtat!

Kërkoj një Drenushë mali,s'më zë gjumi,

Diku në një ëndërr shterpë,më la,diku humbi,

            Do kthehet,Drenushën se merr lumi!

Kërkoj zërin e bilbilit,më thotë mirëmëngjes,

Dua zërin e ëmbël, zërin e larë me vesë,

           Të jep shpresë,të jep jetë!

Dua shumë mezi i pres, thëllëza dhe bilbila,

Në tokën blerim pafund,këngë e tyre i jep jetë,

           Kënga di kë të zgjedh!

Dua e bukura e dheut,mbi këtë tokë të ulet,

Rini,bukuroshja e jetës,e bukura e dheut,

           Vetëm ty në gjunjë le të ulet!

      15/01/2023

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA


***********************


***********************

الوسوم:

أكتب تعليق

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *