جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zoica Gjolla Popi

Poezi

Sa romantike kjo natë....

të jesh i vetëm

në tryezën e ndriçuar

pranë nje bliri lule çelur

me aromen i përkëdhelur

ku loz drita e neonit

me hënën e ngrënë

me gotën e uiskit të përgjysmuar.

Spërkatur hëna me pluhurin e argjentë

shëmbëlltyrë me vërnikun rrethues të gotës së kristaltë....

Ej...... të lutem.. ..edhe një gotë uiski kamarier......

afsh avulli

shije e embël

pak i njelmët

tërheqëse

e kush nuk do donte të pinte

në këtë gjysëm dehje pranvere?

Ej.... le ta pijë kush të dojë sonte gotën e uiskit me fund....

gjithmonë ka nje ..... por....

Si buçiti ky zë

kafshuar në heshtje

mes kërcitje dhëmbësh e mekur,

në imazhe, që s’don ti prekësh....?

Si i bëhet si?

Sonte njiheni tjetersimin

qeshni me pahir

me shpirtin e dlirë...

Mes dyzimit

ti apo unë

unë apo ti

largohuni pa u lënduar

afrohuni plotësisht të dëshiruar!

Faluni

pergjerohuni

gjunjezohuni

vetëm ju mund ta nxirrni unin që nganjëherë

hyn gjer në palcë.

Çlirohuni për të qenë vetvetja.....

Zoica Gjolla Popi

20/4/2023

Albania






***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *