Sikur të mundja
Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Sikur të mundja.
Sikur të mundja,
të shihja se çfarë dhurate
fshihet në sytë e një fëmije,
Ç' botë e mrekullueshme! Ç
magji e madhërishme!
Do të thyeja me mijëra copëza
trishtimin,e kësaj bote,
do përqafoja pafundëdinë e
kësaj
jete.
Sikur të mundja,
vetëm për
një çast duart e mia ti drejtoja drejtë yjeve,
dhe sytë e mi të merrnin shkëlqimin blu të qiejve.
Sikur të mundja,
të endem nëpër lëndina, aty
ku yjet mbi fytyrë të më ndrijë,
ku si një përrallëz e bukur
të bekoj shpirtin tim.
Sikur të mundja,
në mes deteve dhe oqeaneve në
këmbë të qëndroj,
dallgët e tyre të stuhishme
me duar të fuqishme ti ndaloj.
Sikur të mundja,
të shihja se çfarë dhurate
fshihet në sytë e një fëmije,
Ç' botë e mrekullueshme! Ç
magji e madhërishme!
Do të thyeja me mijëra copëza
trishtimin,e kësaj toke,
do përqafoja pafundëdinë e
kësaj
bote.
Sikur të mundja,
vetëm për
një çast duart e mia ti drejtoja drejtë yjeve,
dhe sytë e mi të merrnin shkëlqimin blu të qiejve.
Sikur të mundja,
të endem nëpër lëndina, aty
ku yjet mbi fytyrë të më ndrijnë,
ku si një përrallëz e bukur
të bekoj shpirtin tim.
Sikur të mundja,
në mes deteve dhe oqeaneve në
këmbë të qëndroj,
dallgët e tyre të stuhishme
me duar të fuqishme ti ndaloj.
Sikur të mundja,
të gjithë lotët që janë
derdhur si lumenj,për ti ndaluar,
shpirtërat e njerëzve të trishtuar,sadopak
për ti qetësuar.
Sikur të mundja,
jetimëve që jetojnë të
vetmuar, dhe lotojnë në heshtje,
ti fshija dhimbjet dhe ti
jepja sadopak në fytyrat e tyre buzëqeshje.
Sikur të mundja,
të verbërve tu ktheja
shikimin,
që të shihnin edhe ata
sëbashku me ne dritën e Diellit.
Sikur të mundja,
njerëzve që nuk dëgjojmë tu
bija dëgjimin,
që të dëgjonin dhe ata se
çfarë njerëzit e tjerë flasin.
Sikur të mundja,
njerëzve që nuk kanë folur
kurrë ti bëja të flisnin,
të shprehnin edhe ata
dëshirat e tyre që iu buron prej
shpirtit.
Sikur të mundja,
njerëzve me aftësi të
kufizuar ti jepja mundësinë,që ishin si të gjithë,
të kishin çdo të drejtë si
çdo njeri.
Sikur të mundja,
invalidët ti bëja të ecnin përsëri,
të kishte edhe për ta si të
gjithë ne barazi.
Sikur të mundja,
në gjithë këtë botë të
largoja çdo dhimbje,çdo trishtim,
të sillja në çdo zemër
paqe,lumturi dhe gëzim.
Fier/4/4/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.