جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

Titulli: Perëndim Dielli.

Ky Perëndim Dielli sonte po më jep një ndjesi të madhe lumturie,

duket sikur drita e saj fluturon në Tokën, që duket e humbur,me mistere dhe trishtime.

Ngjyrat e Diellit herë duken portokalli dhe herë të kuqe,

unë e shikoj dhe zhytem në të thellat mendime.

Kur perëndoi Dielli qielli u mbush me shumë ngjyra,

dhe u duk, si një det i madh ku dominoi e kuqja ose e bluja.

Dielli sonte po duket si një top i madh dhe i zjarrtë,

dhe sikur laget  dhe po mbytet,në mes të këtij Deti të kaltër dhe të artë.

Ky është perëndimi i Dielli në këto ditë të këtij maji,

që vërtet këto pamje duken sikur qiellin e ka përfshirë zjarri.

Fier/4/5/2023

Albania

Autore: Fatbardha Budini.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *