جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

Titulli: Ramazani muaji i bekuar.



Një natë dëgjova një trokitje nē derën time,

kush mund të jetë,nuk isha e sigurt,

Unē e hapa dhe u mbusha me gëzim,

tek çdo musliman vjen si një bekim.

E mirëpres mysafirin me kënaqësi të nadhe,

sepse e di,që ka ardhur,për të na sjell afate.

Një ajër lumturie e mbushi çdo hapësirë,

shtëpia ime u duk një vend edhe më i mirë

A keni ndonjë ide se kush është ky vizitor?

Po ky është Ramazani muaji i mëshirës tonë.

Të devotshmit dhe të drejtët e mirëpresin ardhjen e tij,

të tjerë e përshëndesin me valë mohimi.

Për Allahun,Zotin ne argjërojmë nga Agimi deri në muzg,

për të fryma jonë është aroma e myshkut.

Muslimanët që falen dhe argjêrojnë me dëshirë,

janë të vetëdijshëm për shpërblimet dhe manifestimet e mirësisë.

Gjatë këtij muaji ne qajmë dhe pendohemi,

dhe ata që i shmangen këtij muaji të shenjtë,

në Ditën e Llogarisë do të përballen me barrën e rënd dhe të vërtet.

Në dhjetë netët e fundit fshihet Nata e Kadrit,

Allahu,Zoti pret robërit e tij të luten dhe të kërkojnë mëshirë.

Enfjëjt zbresin me Xhibrilin në krye,

për të kontrolluar të duruarit,

dhe për të regjistruar çdo vepër mirësie.

Një ndjenjë pikëllimi tani ma mbush zemrên,

sepse muaji i Ramazanit do të largohet së shpejti.

Pra le të bëjmë një fillim dhe të adhurojmë

le të besojmë tek Allahu,Zoti,

prania e këti muaji të bekuar dihet mot pas moti.🤲🤲🤲🤲

Fier/17/4/2022

Albania

Autore:Fatbardha Budini.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *