Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Atdheu im.
O malet e Atdheut tim, aty ku bora shkëlqen,
ju fshatra të veshura me gjelbërim dhe ti o i mrekullueshmi liqen!
Ty të thërras rini e bukur dhe e pazëvëndësueshmja ime,
sa dua të kthehesh edhe
njëherë në jetën time!
Sa dëshirë kam të shoh daullet e malësisë, kur ushtojnë dhe
kumbojnë,
dhe burimet nga shkëmbinj,ngadalë kur mërmërojnë!
Në male të larta dhe nëpër brigje, aty ku këndon një bari,
Atdheu im i dashur, sa i bukur dhe sa i ëmbël je ti!
Atdheu im i dashur, sa dëshirë kam ti shoh,
liqenet e bukura dhe detet e kaltra që ndodhen kudo!
Ti natyrë e bukur vërtet je një mrekulli,
tek ty ne gjejmë paqe dhe gjejmë qetësi.
Atdheu im i dashur, sa i bukur dhe sa i ëmbël je ti!
Fier/17/12/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini.