Zylfo Goxhari
PAQE MIRËSI BARDHËSI!
Urime pambarim,
Sa shumë fishekë zjarre,
Nata se njohu veten,
Në treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë,
Vetëm njëherë s'ka kohë,
Të ngrej kurthe a legje,
Të gjithë sytë e njerëzimit janë zgjuar,
Presin ndërrimin e viteve,
Nata ikën shumë e dëshpëruar,
Njerëzia,o zot e theu qafën,
Na e vodhi pa kuptuar një vit jetë,
Të riut i urojmë,
:-"Mirë se erdhe!
Të duam fjalë pak,jo premtime lumë,
Në fund dhe ty do të themi,tri fjalë,
Një vit jetë na e more,s'u lodhe,
Po jetën tonë ku e çove,
Po ti themi që ditën e parë,
Na sill paqe, mirësi,bardhësi,
Dhe ne do të urojmë udha e mbarë!
01/01/2023
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!
***********************
***********************