Zylfo Goxhari
SIRENAT E VENDIT TIM!
Endem,rri,rri e vështroj,
Sodit gjithë, gjithësinë,
Sa lule plotë me aromë,
Sa shumë lauresha,
Shqiponjat e vëndi tim,
Më të bukurat e dheut,
Zemra më merr arratinë,
E shkreta, s'di ku të qëndroj,
Puth çamen, sytë e shkruar,
Shpirti im s'di ku të rrij,
Tek labja,një urim,të pres,
Mos u vrit,kthehu tek unë,
Tek një vashë toskërie,
Gërshetat i kthen në lule,
Të pres, puthe gjirin tim,
Një vlonjate buzë detit,
Më fali gjithë kaltërsinë,
Vashëzat, lule ballkoni,
Përmet,Berat e Skrapar,
Një buqetë me karafila,
Merr aromë, je nip e djalë,
Të Mallakastrës së egër,
Më uruan, udha e mbarë,
Fieri,Lushnja gjithë bujari,
Bukuroshet e Ardenicës,
Vezullonin si yll mbi mal,
Elbasan,Pogradec,Korçë,
Sofra e mbushur plotë,
Bollokume,serenata e kitarë,
Kavajë,Tiranë e Durrës,
Sa shumë mimoza më dhanë,
E nisa udhën përpjetë,
Vendi shqipeve, gjithë lezet,
Dibra e madhe,dhe e vogël,
Prespa prerë me thikë në mes,
Hajde djelë më tha Korabi,
Manastiri po ju pret,
Mirë se erdhe më tha Shkupi,
Bukuria gjithë llazdronja,
Bardhësia sytë t'i vret,
Krujë Lezhë gjer në Shkodër,
Çikën e parë që takova,
Më të mirën sokoleshë,
Tek ato qenë mbledhur bashkë,
Hasi Kukësi dhe Tropoja,
Gjithë bukuri rrezatonin,
Ulqinaket,ndrin si rreze
dielli,
Hej thashë,këtu janë ulur,
Zemra tha, hajde të shlodhemi,
Një cucë nga Podgorica,
I mblodhi të gjitha shoqet,
Hej hej thashë me vete,
Dardani moj e bekuar,
Malësore,pyeta veten,dhe
vështrova,
Malësore,sirenat e vendit tim,
Japin dhe mbrojnë jetë,
Në Tiranë ,Janinë ,Prishtinë,
Lumturi falin në jetë,
Urojnë dhe falin shëndet,
Në se dini,mësojeni,
Sirenat e vendit tim,bletë
punëtore,
I lumtur kush i merrë,
Dhe jetën e kthen në hoje!
02/01/2023
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!