جاري تحميل ... فنون

إعلان الرئيسية

جديد فنون

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد موقع علَّم نفسك

جديد علَّم نفسك

 

Zylfo Goxhari

ZANA DHE ZËRI I SAJ.

Të ndiqja e më ndiqje,

Trupi në djersë i larë,

Të fshija djersën,trëndafil,

Të puthja në gushë,

Të hiqja perden e errësirës,

Të vishja me fustan të bardhë!

Më vije me kurorë mbi krye,

Më vije si një pëllumbeshë,

Më trete,Zana e malit,

Më the më prit,po të pres,

Më trete si vesën e mëngjesit,

Më thuaj,ka jetë pa vesë i larë?

Zana,më e mira zanë,

Zani yt një zë tejet i marrë,

Zani yt s'dua të jetë i harkuar,

Zëri yt, ai është për mua,

Zani yt të jetë një rreze dielli,

Ai ma jep kaltërsinë e qiellit!

I përmalluar,vdiqa,le të vdes,

I vogël,kam marr zërin e bilbilit,

I marrë për dertet dhe hallet,

I çmëndur,për detin me shumë valë,

I ëmbël ujët e Vjosës,luginë pranverë,

I etur,për dije lundrova mbi dallgë!

Zanë dua të të puth në mes të ballit,

Zanë jam i etur për dashurinë,

Zanë më thuaj mirëse erdhe,

Zanë mos u bë zanë e hakërryer,

Zanë të pëlqej,je shumë kryeneçe,

Zanë të dua,jo sa zanën e shpirtit tim!

Zanë zëri yt më shton jetën,

Zanë në gjirin tim dua të të mbaj,

Zanë zëri yt ma shton shpresën,

Zana ime më e bukura e jetës,

Zanë dhe unë një ditë do të iki,

Zanë mos e harro fjalën dhe besën!

20/01/2023

ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!


***********************


***********************

الوسوم:

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *