Fatbardha Berisha Budini
Titulli: Të dua qyteti im
Të dua qyteti im,
si Dielli që çdo mëngjes pranvere
lind,
si Hëna e bukur, që lart mes
yjesh në qiell ndrin.
Të dua qyteti im,
si valët,e detit që përplasen
lehtas mbi shkëmbinj,
si rrezet e ngrohta të verës
që na depërtojnë mbi shpinë.
Të dua qyteti im,
edhe kur jam e mbytur në
zemërim dhe në trishtim,
je ti që i jep qetësi dhe
gëzim shpirtit tim.
Të dua shumë qyteti im,
je ti që mua
më tërheq si më e madhja magji,
dhe nuk më bën zemra,kurrë të
largohem nga ti.
Të dua qyteti im,
për freskinë e pranverës që
sjell çdo mëngjes,
dhe kur në rrugë me fjalë
shqip të gjithë i përshëndes.
Fier/17/3/2023
Albania
Autore: Fatbardha Budini.
***********************
***********************