Zylfo Goxhari
POR........,.!
Por,pse më thua gjithmonë por,
Kësaj fjale ja di dhe s'ja di kuptimin,
Po jetojmë një jetë,me heronjë horror,
Në fund horrat e marrin shpërblimin!
Por,pse më thua gjithmonë por,
E hidhu e ëmbël kur flasim për ditë,
Shumë e hidhur kur t'a merr dhe gojën,
S'ka më të hidhur, të le qorr,pa dritë!
Por,pse më thua gjithmonë por,
Ëndrrave ua ke hedhur thonjtë në grykë,
Kur të mirës i thua putanë apo lavire,
Të mirën e than,të keqen e veselit!
Por, pse më thua gjithmonë por,
Shpresën po ma thanë gjer në rrënjë,
Dhe një degë shelgu kur nis e vllazëron,
O por, ke frikë nga shelgu,ai sjep gjëmë!
Por,pse më thua gjithmonë por,
Që ditën që linda e deri sa të vdes,
Por, është vetëm lebetitie, vetëm errësirë,
Mësoje po se di, vetëm dritës i them mirëmëngjes!
Por,pse më thua gjithmonë por,
Më le në një rrugë pa krye,në rrugë pa fund,
Jeta i ka misteret e veta,shtigje të egra,
Jeta s'të braktis,fli,por mos bjerë në gjumë!
Por,pse më thua gjithmonë por,
S'më le të flas njëherë thjeshtë gjer e gjatë,
Bëjë me asfalt këto udhët e egra,udhët e mia,
Më the por, s'është bërë udha Tri urat- Berat!
Por, pse më thua gjithmonë por,
Më qanë zemra për fshatrat ,mbetën shkretë,
Qytetet e vogla më ngjajnë si fshatra,
Në ditë zgjedhjesh,a një ditë pazari të shkretë!
Por, pse më thua gjithmonë por,
S'më thua dot por për mbretin që vret e vjedh,
S'më thua dot por,pse kalorësit i varen këmbët,
Të jesh kalorës për ne është një ëndërr!
Por, pse më thua gjithmonë por,
Por s'më the njëherë,kush është njeriu fisnik,
Se di ti "por", që fëmijë unë e kam mësuar,
"Por" mos më thuaj,t'i je vetëm për në
haur!
Por mos më thuaj gjithmonë por,
"Por" mësoje ti je sorra,unë jam bilbili,
"Por" mësoje ti je gjëmbi,unë gonxhe
trandafili,
Por pse më thua gjithmonë por,
Zemra ime fal jeto,shpirti aromë karafili!
10/01/2023
ZYLFO GOXHARI ERSEKË ALBANIA!